LajmeMaqedoniTopLajm

Gjinekologjia “ilegale” në Strugë! Inspektorati nisi procedurë në prokurori për Ordinancën e Dr.Asanit

Inspektorati shtetëror ka dorëzuar iniciativë deri tek Prokuroria publike themelore për Ordinancën e cila gjendet në shtëpinë Drejtorit të spitalit të Strugës Muhamed Asani. Inspektorati shtetëror i shëndetësisë ka kryer kontrolle dhe ka konstatuar se kjo ordinancë gjinekologjike ka punuar ilegalisht gjegjësisht pa leje. Zëvendëskryeministri për luftimin e korrupsionit Lupço Nikollovski tha se  menjëherë është dhënë vendim për mbylljen e ordinancës dhe ndalimin e punës. TV21 kontaktoi doktorin Asani, por ai nuk deshti të komentoj asgjë.

“Është dorëzuar iniciativë deri te Prokuroria publike themelore, mendoj që këtë inspektorati e ka bërë dje, unë isha në koordinim dhe komunikim të tërësishëm me drejtoreshën e Inspektoratit për sigurim shëndetësor, janë shikuar të gjitha materialet që ishin dorëzuar deri tek unë dhe inspektorati shtetëror. Menjëherë është reaguar në terren dhe  është bërë inspektimi, është konstatuar se ekziston ordinancë e egër, menjëherë është dhënë vendim për ndalesë për të vazhduar me punë në ato hapësira të doktor Asanit”,, tha Lupço Nikollovski – zëvendëskryeministër për luftimin e korrupsionit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close