SportTopLajm

Gjermania humb dy pikë ndaj Spanjës, Gaya barazon në fund

Nuk pati fitues në sfidën mes “titanëve” të futbollit europian, Gjermanisë dhe Spanjës, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës A (1-1).

Në “Mercedes-Benz Arena” të Stuttgartit u mendua se goli i Timo Werner në minutën e 51-të, pas asitit që sulmuesi i Chelsea-t mori nga Gosens, do t’u dhuronte suksesin “panzerave”, por në minutën 6-të shtesë skuadrës së Joakim Low i ngriu buzëqeshja në buzë, pasi Jose Gaya mposhti portierin Trapp, duke i dhënë një pikë me shumë vlerë Spanjës.

Në fakt, të dy të trajnerët kishin bërë ndryshime të shumta në formacion, kushtëzuar edhe nga forma fizike e emrave të rëndësishëm. Gjithsesi ky 90-minutësh dhuroi emocione të shumta, me dy portierët, De Gea dhe Trapp, që shmangën gola të sigurtë në pjesën e parë, pas tentativa të të Kehrer dhe Busquets. Spektali vijoi edhe në pjesën e dytë, derisa ekuilibri u prish nga Werner, për të ardhur më pas te goli “in extremis” i Gayas, kur nuk kishte më kohë për të ndryshuar rezultatin.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Ukraina iu imponua 2-1 Zvicrës me gola të Yarmolenkos dhe Zinchenkos, ndërsa për helvetët nuk vlejti goli i barazimit të përkohshëm i shënuar nga Seferovic.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close