LajmeMaqedoniTopLajm

Gjashtë nga nëntë kandidatët për kryetar të komunës së Strugës nënshkruan Kodeks për zgjedhje të drejta dhe demokratike

Gjashtë nga nëntë kandidatët për kryetar të komunës së Strugës sot në hapësirat e Komisionti komunaë zgjedhor e nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Kodeskin e nënshkrujtën Arsim Dalipi nga Aleanca kombëtare për integrim e udhëhequr nga BDI-ja, Lube Petrevski nga Partia e punëtorëve, Robert Mileski nga Demokratët Shkup dhe kandidatët e pavarur Nasto Palioski, Mendi Qira dhe Igor Maleski.

Në nënshkrimin nuk morën pjesë kandidatët nga E Majta, Jovana Mojsoska dhe të pavarurit Besnik Asani dhe Mirko Saveski.

Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 19 tetor, përveç nëntë kandidatëve për kryetar të Strugës, në garë për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Strugës janë 10 lista, shtatë të partive dhe koalicioneve politike dhe tre të pavarura. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close