LajmeRajon

Gërvalla thotë se vizita e saj në Izrael po shkon në atmosferë miqësore e produktive

Vizita e ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në Izrael është konsideruar e rëndësishme për shtetin e Kosovës, duke qenë e para në nivel të tillë.

“Në fakt, vizita në Izrael kanë pasur edhe ministrat tjerë, fjala vjen, ministri Sveçla, pastaj ministri Mehaj dhe kjo vizitë është në vazhdën e vizitave në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare”, theksoi ministrja Gërvalla në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së.

Tutje, ajo theksoi atmosferën miqësore që ajo ka pasur në takimet me homologun e saj izraelit, Yair Lapid, si dhe funksionarë të tjerë, duke përmendur edhe nënshkrimin e tre memorandumeve me rëndësi të shumanshme.

“Kemi nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi që kanë të bëjnë në fusha të ndryshme, si në atë të ekonomisë, të arsimit e teknologjisë, si dhe në fushën e kulturës, të cilat janë paraparë edhe me marrëveshjen e njohjes të shtetit tonë nga Izraeli”, shtoi ajo.

Ajo, më tej, theksoi se marrëveshjet e arrira në fushat e lartcekura, sidomos në investime ekonomike, në jetësimin e tyre varet edhe nga serioziteti i institucioneve tona.

Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave, ministrja Gërvalla theksoi se ajo do të udhëtojë për në Bruksel për të diskutuar me vendet të cilat kanë qenë skeptike në aprovimin për liberalizimin e vizave, ngase ishin skeptikë në luftën e korrupsionit dhe në çështjen e sundimit të ligjit.

“Nesër do të udhëtoj për në Bruksel pikërisht për këtë çështje. Është në duart e BE-së për të vepruar seriozisht për këtë çështje. Ka pasur shtete që ishin skeptike në çështje të brendshme, tani jemi më mirë në këtë aspekt dhe i takon BE-së të veprojë”, shtoi ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close