LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përmbyllur me sukses procesin zgjedhor brendapartiak në degën e Sarajit. Në një atmosferë të jashtëzakonshme entuziazmi, uniteti dhe besimi, Kuvendi Zgjedhor ka zgjedhur organet dhe strukturat e reja drejtuese që do të udhëheqin këtë degë në periudhën e ardhshme.

Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë dhe iu drejtua të pranishmëve Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili vlerësoi lart mobilizimin dhe pjekurinë politike të treguar nga strukturat e Sarajit.

Zgjedhja e organeve të reja drejtuese

Gjatë punimeve të Kuvendit Zgjedhor, delegatët votuan për përbërjen e re të strukturave të degës, duke përfshirë:
Kryesinë e Degës
Këshillin Mbikëqyrës
Komitetin e Veteranëve
Sekretarët e Sekretariateve

“Saraji edhe një herë dëshmoi se mbetet një bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik dhe se është i gatshëm të japë kontributin e tij për rikthimin e dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë të shqiptarëve,” ka deklaruar mes tjerash kryetari Ahmeti.
Mesazhi i urimit dhe vizioni për të ardhmen

Kreu i BDI-së ka përgëzuar të gjithë të zgjedhurit duke u dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në përgjegjësitë e tyre të reja, me theks të veçantë te shërbimi ndaj qytetarëve.

“Të gjithë të zgjedhurve ua uroj nga zemra përgjegjësinë e re. Ju dëshiroj punë të mbarë, suksese dhe angazhim të pandërprerë në shërbim të anëtarësisë, qytetarëve dhe kauzës sonë të përbashkët. Së bashku, me unitet, përgjegjësi dhe besim, do të vazhdojmë ta forcojmë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe t’u rikthejmë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë,” përfundoi Ahmeti.

Ky proces zgjedhor rikonfirmon konsolidimin e strukturave të BDI-së në terren dhe gatishmërinë e partisë për t’u ballafaquar me sfidat e radhës politike.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close