LajmeMaqedoniTopLajm

Georgievski: Shqiptarët korrektë ndaj kontestit me Bullgarinë

Ish-kryeministri Lupço Georgievski mbrëmë në “Klik Plus”, e komentoi deklaratën e Ali Ahmetit se “shqiptarët duhet të qëndrojnë krah për krah me maqedonasit” kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjen me Bullgarinë. Georgievski konsideron se shqiptarët sillen në mënyrë korrekte ndaj këtij procesi dhe se ministri Osmani e kryen punën e tij gjithashtu në mënyrë korrekte.

-Shqiptarët ndaj këtij procesi po sillen në mënyrë korrekte, kurse edhe Bujar Osmani e kryen punën e tij në mënyrë të përkryer, edhe pse disa media po sulmojnë. BDI-ja në mënyrë korrekte sillet në këtë proces”, vlerësoi, ish-kryeministri Lupço Georgievski.

Duke i komentuar zhvillimet me Bullgarinë, ai ceku edhe një paradoks tjetër lidhur me veton bullgare.

-Kur fqiu ynë lindor mat nëse do të vendosë veto, mendoj se nuk ka marrë parasysh një gjë… nëse mendojnë se mosmarrëveshja e tyre është kundër maqedonasve… sikur harruan se në Maqedoni ka 50% kombësi të tjera, duke i përfshirë edhe bullgarët. Kjo do të thotë se vetoja e merr perspektivën jo vetëm të maqedonasve, por edhe të bashkësive të tjera etnike. Prandaj, le ta rishqyrtojnë vendimin”, pohoi Lupço Georgievski, ish-kryeministër.

Vllado Buçkovski, tha se me vetëiniciativë ka udhëtuar në Sofje ku është takuar me kolegët e tij nga universiteti, por edhe me njerëz të pushtetit.

-Viteve të fundit shpesh shkoj në Sofje. Atje kam angazhime profesionale në karrierën time universitare, marr pjesë në disa projekte, studime të doktoratës, disa kandidatëve u jam mentor. Prezencën time në fillim të nëntorit dhe para një jave, e shfrytëzova për…Edhe kryeministri ishte në dijeni për vizitën time. Unë ndava disa nga ato pikëpamje të njerëzve me ndikim të cilët e krijojnë mendimin publik. I ndoqa paraqitjet e Lupço Georgievskit në BGNES, prandaj zgjodha të mos marr pjesë atje, por në media të tjera”, deklaroi, Vllado Buçkovski, ish-kryeministër.

Ne magazinën debatuese ish-kryeministrat thanë se Bullgaria në këto momente duhet ta shfrytëzojë dorën e zgjatur nga ana e Zaevit, kurse nëse ka konstruktivitet është mirë të organizohet edhe një takim liderësh.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close