LajmeMaqedoniTopLajm

Georgievski: Historianët bullgarë nuk na kuptojnë, në vend të përkrahjes na vendosin veto

Ish-kryeministri maqedonas Ljubço Georgievski, të cilit së fundmi iu ndalua ligjërata në Sofje të Bullgarisë, ishte i ftuar në një emision me gazetarin bullgar Assen Genov.

Georgievski shprehu revoltë ndaj diplomacisë bullgare duke thënë se ish-kryeministri Zoran Zaev kishte hequr dorë nga gjashtë figurat kryesore historike maqedonase dhe ishte i gatshëm t’i shpallte heronjë të përbashkët të maqedonasve dhe bullgarëve, por kjo nuk mjaftoi për Sofjen dhe ajo përsëri vuri veto ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Para vetos doja të ndaja mendimin tim me historianët bullgarë, por fatkeqësisht nuk më kuptuan. Maqedonia pranon të thotë se pesë personazhet historik janë pjesë e historisë së përgjithshme, dhe kjo i referohet Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klementit, Shën Naumit dhe Car Samuelit, dhe ka pasur një moment tjetër, kur është dakorduar dhe për personazhin e  gjashtë nga maqedonasit, që ka qenë Goce Dellçevi, që presidenti, kryeministri dhe kryetari i Komisionit Historik ishin të gatshëm të thonë se po, këta figura do të jenë pjesë e përgjithshme në historinë maqedonase dhe bullgare. Këta janë gjashtë personazhe historike për të cilët pala maqedonase para vetos ka qenë e gatshme të thotë se janë heronjë të përbashkët në të dyja historitë”, tha Georgievski.

Sipas tij, politika dhe historia bullgare nuk e kanë kuptuar këtë dhe në vend që në atë moment gjërat të nisin në një proces pozitiv, fatkeqësisht filluan sërish të kundërtën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close