LajmeRajonTopLajm

Gati për të nisur protesta madhështore në Tiranë kundër gjyqit në Hagë, përkrahje për ish-komandantët e UÇK-së (FOTO/VIDEO)

Pas pak pritet të nis protesta në Tiranë e organizuar kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e emrave që gëzojnë përkrahje të rëndësishme është edhe Ali Ahmeti, personalitet i njohur politik dhe ushtarak shqiptar.

Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare pritet të bashkohen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të dërguar një mesazh të fuqishëm: “Nëse do të ketë drejtësi, ajo duhet të nisë nga liria e atyre që dhanë gjithçka për çlirimin.”, njofton TS nga Tirana.

Organizatorët e protestës deklarojnë se qëllimi është të dënohet çdo përpjekje për diskreditimin e UÇK-së përmes akuzave që sipas tyre janë të montuara dhe politike. Ata bëjnë thirrje që protestuesit të shprehin solidaritet me të pafajshmit që po gjykohen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close