LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi: Dita e Pavarësisë së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari! Shënon një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues drejt lirisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar Pavarësinë e Kosovës, që siç tha, shpreh festën e çdo shqiptari dhe shënon një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues drejt lirisë.

“Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë.

Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta theksuar partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve tona. Ndërtimi i shtetit të suskesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë!

Urime 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës”, tha Gash.

Related Articles

Back to top button
Close
Close