
Ganiu rrëfeu për Abcnews se si nisi ideja për këto vepra arti, në të cilat ajo që bie në sy janë padyshim elementet tradicionale shqiptare.
“Fillimisht e kam nisur me disa miniatura duke eksperimentuar, duke u tërhequr nga ato gjendjet natyrale dhe shenjat që bëheshin mbi gur. Ndërsa përsa i përket motiveve e kam filluar me ndërtesat tradicionale dhe gradualisht duke u marrë me figuracionin dhe veshjet tradicionale.“, tha Çekrezi.
Ai tregoi se punimet e tij i publikon në rrjete sociale, dhe se më të interesuarit janë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, kryesisht ata nga Kosova. Përpos punimit në gur, Ganiu i kushton gjithashtu një rëndësi të veçantë dhe punimeve me tel.
“Duke qenë se kam punuar nëpërmjet rrjeteve sociale, tregun më të madh e kam patur nga Kosova, ata që janë larguar në Zvicër apo në vende të tjera e vlerësojnë më shumë. Dhe shqiptarët e Shqipërisë, por kryesisht ata që janë jashtë”, shtoi Çekrezi /abcnews.