LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi priti ambasadorin e Rumanisë Stanila: U bënë avancime historike në Maqedoni të Veriut

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi, sot priti në takim
lamtumirës ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
z.Viorel Stanila.

Gjatë këtij takimi Grubi i shprehu mirënjohje ambasadorit Stanila për
angazhimin gjatë mandatit të tij katër vjeçar në Maqedoni të Veriut dhe
e përgëzoi për bashkëpunimin e mirë midis Qeverisë së Maqedonisë së
Veriut dhe ambasadës së Rumanisë në vend.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori Stanila diskutuan edhe
rreth rëndësisë së mbajtjes së marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, që
janë një vlerë për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për
rajonin dhe në këtë drejtim u konfirmua se ekziston një atmosferë e mirë
në vend për një angazhim edhe më të madh në këtë drejtim dhe mos pengim
të rrugëtimit tonë evropian.

Grubi dhe Stanila gjatë takimit u pajtuan se Maqedoninë e Veriut e
presin reforma edhe më të mëdha dhe negociatat me Bashkimin Evropian ku
Rumania si gjithmonë është e gatshme që të ndihmojë në të gjitha fazat.

Grubi i konfirmoi qëndrimin e tij ambasadorit Stanila se rruga e
drejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit do të arrihet përmes
transparencës së plotë dhe vetingut që do të kryhet ndaj bartësve të
funksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve.

Në fund të takimit, zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi dhe
ambasadori i Rumanisë, z.Viorel Stanila shkëmbyen mendime dhe për
mënyrat më efikase dhe të nevojshme lidhur me menaxhimin e situatës së
krijuar me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 si dhe biseduan dhe për
ngjarjet politike në vend dhe rajon.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close