LajmeMaqedoniTopLajm

Reformat në administratë, sfidë e pashmangshme Qeverisë por edhe detyrë nga Komisioni Evropian

Numri i shpalljeve dhe interesimi për punë në administratë po rritet. Premtimet parazgjedhore për uljen e saj mbeten vetëm në letër. Në praktikë mungon vullneti politik, ndërsa BE kërkon rezultate edhe në këtë fushë.

Ulja e administratës mbetet njëra nga sfidat e Qeverisë së re, e cila në programin e saj parazgjedhorë premtoi se nëse vjen në pushtet, do të ballafaqohet me administratën e dendur, ndërsa numrin e të punësuarve do ta zvogëlojë në 20%. Për nevojat e reformave në këtë lëmi po flitet tanimë disa vite, ndërsa të njejtat janë pjesë e kapitujve për negociata për antarësim në Bashkimin Europian.

Numri i të punësuarve edhe më tej rritet:

Ndërkohë, numri i qytetarëve të cilët dëshirojnë të punojnë në administratën publike dhe shtetërore në kontinuitet po rritet. Statistika e Agjencisë për Administratë regjistron një numër të madh të kandidatëve në shpalljet për vende pune në administratë. Kështu, në vitin 2019 ka pasur 517 konkurse përmes të cilëve janë kërkuar 1.669 administratorë, ndërsa në konkurset janë paraqitur 15.969 kandidatë. Numri i shpalljeve publike gjithashtu është rritur për 23.89%, nga të cilët numri i atyre në drejtoritë shtetërore, gjegjësisht pa ato lokale, është rritur për 60.71% më shumë, informojnë nga Agjencia për Administratë.

Sipas raportit vjetorë të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë përfshirë me 31.12.2019, 132.900 persona kanë arritur mardhënie pune me gjithësej 13.242 institucione në sektorin publik. Në krahasim me vitin 2018, numri i të punësuarve në institucionet nga sektori publik është rritur për 832. Institucionet publike kanë më shumë të punësuar, gjegjësisht në to gjithësej janë të punësuar 67.684 persona të ndarë në tre grupe: punonjës administrativ, dhënës të shërbimeve publike dhe persona ndihmës teknik. Në organet e pushtetit shtetërorë ka 16.522 të punësuar.

Numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin publik nuk përputhet me numrin e përgjithshëm të vendeve të plotësuara të punës, për arsye se që ka të punësuar para se gjithash në lëminë e arsimit dhe në shëndetësi të cilët plotësojen vende pune në dy ose më shumë institucione në sektorin publik.

Sipas ekspertëve, edhe pse rrogat në administratë nuk janë të larta, qytetarët dëshirojnë të punësohen aty, para se gjithash për shkak të percepcionit se shteti është punëdhënësi më i sigurtë. Njohësit e këtyre proceseve thonë se nën presion të bashkësisë ndërkombëtare dhe reputacioni i një administrate joprofesionale dhe të partizuar, qeveria do të duhet të ndërmerr masa, dhe të aplikon masa jopupullore, gjegjësisht të tregon vullnet politik për zbatimin e kësaj reforme. Profesori universitar, Borçe Davitkovski në një prononcim për Zhurnal shprehet optimist se kjo çështje do të zgjidhet nga Qeveria e tanishme.

“Kjo është punësimi më i sigurtë, rrogë e vogël por nuk do të ketë largim nga puna. Gjithë ushtarët partiak dëshirojnë të punojnë në administratë, ato që kanë ngjitur pankatra, dëshirojnë të punësohen në administratën publike. Kjo është vecmë pjesë e folkrolizmit maqedonas tanimë 30 vite. Kemi 1200-1300 të punësuar në bazë të marrëveshjes kornizë të cilët janë nëpër Zvicërr, Austri apo Gjermani ndërsa marrin rrogë afro 10 vite. Mendoj se përfundimisht kjo do të zgjidhet tani, ka vullnet të mirë siç pash nga Qeveria. SHpresoj që për disa muaj do të fillojnë të bëhen hapa pozitive në këtë aspekt”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Borçe Davitkovski.

Reformat në administratën publike janë përfshirë në klasterin e parë nga korniza negociuese e cila përpilohet sipas metodologjisë së re të BE-së. Pikërisht ky klaster e cila përfshinë shumë kapituj, mes të cilave edhe administrata, quhet “bazë” dhe vlersohet si klasteri më i rëndësishëm. Ai i përfshinë kapitujt të cilët kanë lidhje me gjyqësinë dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformat në administratën publike, kriteriumet ekonomike në drejtoritë publike dhe furnizimet publike si dhe kontrolli financiar dhe e njejta zgjatë edhe gjatë gjithë procesit negociues.

Ndryshe, disa ministri para disa jave kanë shpallur konkurse për punësim të më shumë se 40 administratorëve të ri. Ministria e Financave që e udhëheqë Fatmir Besimi shpalli konkurs për punësim të 36 personave, ministret për mbrojtje dhe arsim Radmilla Shekerinska dhe Milla Carovska kanë nevojë edhe për 3 këshilltarë. Shpalljet e reja po bëhet në situatë kur LSDM-ja gjatë fushatës zgjedhore premtuan ulje të administratës shtetërore për 20%. Dhe në vend të uljes, tani kemi dhe shpallje të reja për administratorë, por mos të harrojmë faktin që kemi administratorë (rreth 1700), që ende nuk janë të angazhuar nëpër vendet e punës dhe qëndrojnë në shtëpi.

Mbrëmë kryeministri Zaev deklaroi se kanë vullnet të fuqishëm politik dhe përgatitje për zbatimin e tërësishëm të reformave strukturore, disa nga ato masa janë edhe jopopullore, por do të duhet të zbatohen. Ulja drastike e harxhimeve joproduktive, përfshirë këtu edhe uljen e administratës për 20% është diçka që do të liron mjete financiare shtesë për të ndihmuar ekonominë me investime kapitale, thotë kryeministri.

Ai potencoi se produktivitetin duhet ta barazojmë me atë të vendeve të BE-së, ndërsa kjo do të vjen me zbatimin e reformave nga gjyqësia deri në arsim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close