Showbiz

Futbollisti Lirim Kastrati uron Krishtlindjet me të dashurën e tij kroate në krahë

Futbollisti i njohur shqiptar, Lirim Kastrati, u ka uruar së fundmi të gjithë ndjekësve të tij të besimit katolik, festën e Krishtlindjeve.

Ai ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqet pranë pemës së vitit të ri, teksa në duar mban modelen bukuroshe kroate, Angie Ang.

Përflitet tash e sa kohë që dyshja janë në lidhje, teksa i kanë të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale.

 

“Urime Krishtlindjet”, ka shkruar futbollisti kosovar në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e tij.

Kastrati përndryshe vazhdon të shkëlqejë nën fanellën e gjigantit kroat Dinamo Zagreb.

Ai shënoi një gol në ndeshjen e Dinamo Zagrebit kundër CSKA Moskës, në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Related Articles

Back to top button
Close
Close