LajmeMaqedoniTopLajm

Fronti Europian: Fron VLEN të mbështesin ligjin për largimin e kazinove nga shkollat dhe ambientet e banimit

Fronti Europian ka dorëzuar sot në procedurë parlamentare një ligj për lojrat e fatit përmes tëcilit parashohin mbylljen e të gjitha objekteve të lojrave të fatit në vendbanimet tona dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me pesë yje. Me këtë ligj, kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit do të largohen nga shkollat, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet tona dhe do të jenë vetëm në objekte të caktuara, gjeqësisht në hotele me pesë yje. Me këtë mbrojmë të miturit, shtresat sociale dhe qytetarët në përgjithësi nga kjo dukuri që po rrezikon shoqërinë tonë çdo ditë e më shumë, shkruan Top24
Të nderuar përfaqësues të mediave
Të nderuar qytetarë
Sot jemi këtu për të njoftuar opinionin se propozim ligjin për ndryshimin e ligjit për lojrat e fatit e kanë mbështetur të gjithë deputetët e Frontit Europian. Kolegët nga partitë e tjera të koalicionit kanë deponuar sot nënshkrimet e tyre për këtë propozim, të cilin dje e lëshuam në procedurë parlamentare. Ndryshimet e propozuara parashohin mbylljen e të gjitha objekteve të lojrave të fatit në vendbanimet tona dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me pesë yje. Me këtë ligj, kazinot, bastoret dhe objektet e tjera të bixhozit do të largohen nga shkollat, lagjet, fshatrat dhe vendbanimet tona dhe do të jenë vetëm në objekte të caktuara, gjeqësisht në hotele me pesë yje. Me këtë mbrojmë të miturit, shtresat sociale dhe qytetarët në përgjithësi nga kjo dukuri që po rrezikon shoqërinë tonë çdo ditë e më shumë.
Ftojmë deputetët e vlen që t’i bashkangjiten propozimit tonë dhe të realizojnë premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore për mbylljen e kazinove. Gjithashtu i ftojmë ata që të kërkojnë edhe nga partnerët e tjerë të shumicës parlamentare që të mbështesin ligjin si në fazën e propozimit ashtu edhe gjatë votimit në seancë. Mbështetje presim edhe nga deputetët e partive të tjera parlamentare të cilët ua duan të mirën qytetarëve.
Ju faleminderit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close