
Kryetari i FRASH-Tetovë, Ujkan Rahmani përmes një postimi në profilin e tij i ka kujtuar deputetes Mimoza A Musa se ajo ishte një nga më të zënshmet që kërkonte largimin nga kjo qeveri antishqiptare. Rahmani më tej pyet deputeten Musa ae çfarë ndryshoi me të, “A u përmirësua qeveria brenda natës, apo ndryshoi oferta për ju personalisht?” shkruan Top24
Pyetje për deputeten Mimoza Musa:
Deputete Mimoza Musa, dikur në mbledhjet e degës deklaronit me zë të lartë:
“Duhet të largohemi nga kjo qeveri anti-shqiptare!”
Sot, jeni pjesë e asaj qeverie që e quajtët armike të shqiptarëve.
Çfarë ju bindi, znj. deputete?
A u përmirësua qeveria brenda natës, apo ndryshoi oferta për ju personalisht
Kur parimet sakrifikohen për poste, nuk mund të kërkohet respekt nga populli.
Ne, të rinjtë e Tetovës, i kuptojmë mirë këto manovra politike.
Dhe nuk harrojmë kur dikush shkel mbi përkushtimin dhe djersën tonë, vetëm për ta kthyer mandatin e deputetes në një mall për shitje.




