BotaLajmeTopLajm

Franca nuk gjenë qetësi, tre të vrarë në Nice, Makroni shkon në vendin e ngjarjes

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, do të udhëtojë në qytetin Nice, ku në mëngjesin e së enjtes ndodhi një sulm me thikë dhe ku mbetën të vdekur tre persona.

Raportohet se së paku një nga viktimat është vrarë brenda basilikës “Notre Dame”, ndërsa sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në spital pasi është plagosur nga policia.

Presidenti Makron më herët shkoi në njësitin e krizës, që është vendosur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u takua me kryeministrin Jean Castex, shkruan Le Monde, transmeton Gazeta Express.

Prokuroria shtetërore kundër terrorizmit i ka filluar hetimet për raste të vrasjes, tentim-vrasjes. Dyshohet se rasti mund të ketë motive terroriste.

Çfarë ndodhi të enjten në Nice të Francës?

Kryetari i qytetit Nice, ku të enjten ndodhi një sulm me thikë, Christian Estrosi, tha se sulmuesi vazhdimisht thërriste “Allahu Akbar”, madje edhe pasi u arrestua nga policia.

Gazeta Daily Mail raporton se nga tri viktimat, dy prej tyre u është hequr koka, transmeton Gazeta Express.

Sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice.

Policia e rrethoi shpejt vendin e ngjarjes, e qëlloi me armë dhe e arrestoi sulmuesin, i cili tash është dërguar në spital.

Sipas autoriteteve, duket se sulmuesi e ka kryer aktin i vetëm, pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.

“Qyteti Nice ka paguar një çmim të lartë njësoj si vendi ynë viteve të fundit. Unë bëj thirrje për unitet të njerëzve të qytetit”, tha kryetari Estrosi.

Ai e përmendi edhe rastin e vrasjes së mësuesit Samuel Paty para 13 ditëve, duke thënë: “Vendi ynë nuk mund të jetë më i kënaqur me ligjet e paqes për ta shkatërruar, siç u shpreh ai, islamo-fashizmin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close