MaqedoniTopLajm

862 raste të reja me koronavirus, në Aerodrom mbi 700 raste aktive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 2699 testime, ndërsa janë regjistruar 862 raste të reja me Covid-19, raporton top24.mk
Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 223 pacientë të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 14 persona.
Për momentin numri i rasteve aktive në Shkup është 4138, raporton top24.mk.

Gjendja më kritike është në Aerodrom ku janë mbi 700 raste aktive.
Ja si është shpërndarja e rasteve në bazë të komunave:
Çair – 198
Gazi Babë – 543
Aerodrom – 760
Karposh – 610
Qendër – 573
Кisella Vodë – 510
Gjorçe Petrov –351
Butel – 201
Shuto Orizarë – 37
Studeniçan – 16
Saraj – 32
Haraçinë – 8
Ilinden – 72
Sopishtë – 36
Çuçer Sandevë – 22
Petrovec – 23
Zelenikovë – 13
Të huaj – 27
Pa vendbanim të caktuar – 106

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close