
Forumi Rinor i BDI-së dega Tetovë sot ka nisur një fushatë sensibilizuese lidhur në rrugët e Tetovës me, siç theksojnë ata keqmenaxhimin e pronave publike nga ana e Komunës së Tetovës dhe kryetarit të kësaj komune Bilall Kasami.
Në kuadër të kësaj fushate, rinia e BDI-së kanë shpërndarë fletushka informuese për qytetarët e Tetovës, ku paraqiten pretendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me pronat që sipas tyre janë planifikuar për shitje ose tjetërsim.
Sipas përfaqësuesve të BDI-së, bëhet fjalë për 21 parcela publike, ndër të cilat përmenden Qendra Sportive, parkingu pranë VERO-s, ish-deponia në Tetovë, Stadiumi i Vjetër dhe një parcelë në fshatin Saraqinë.
Ndryshe këshilltarët e BDI-së në kuvendin komunal protestuan duke tentuar të mos kaloj në kuvendin komunal propozimi.




