
Në Nasebar të Republikës së Bullgarisë në një trajnim disa ditorë nën organizimin e Ohrid Institute aktivistja jonë, njëherit anëtarja e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA si dhe anëtare e Forumit të Gruas, Elvana Mustafa së bashku me Florentina Metallari po marrin pjesë në trajnimin #YouthPassion, i cili do të shërbejë në ngritjen e kapaciteteve të tyre intelektuale dhe udhëheqëse, në të ardhmen e afërt të këtij vendi.
Për Lëvizjen, rinia e posaçërisht femra, është shtylla kryesore e sajë. Do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar në ndërtimin e një gjenerate të re të politikanëve, fuqizimin e grave dhe një jetë më të mirrë për të gjithë.





