RajonTopLajm

FLET AVOKATI I BABAIT TË ALBERT KRASNIQIT: VRASJA ISHTE AKSIDENTALE

Ramiz Krasniqi, avokat i Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij dhe njëherësh biznesmenit, Albert Krasniqi, ka thënë se vrasja që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës ka qenë aksidentale.

Avokati Krasniqi në një përgjigje për Insajderin ka treguar se gjendja shëndetësore e klientit të tij është e keqe, ndaj dhe nuk ka dhënë deklaratë në polici.

“Vrasja është aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje të keqe shëndetësore, i mërzitur shumë. Ende nuk e ka komentuar rastin dhe për shkak të gjendjes së tij të rëndë është mbrojtur në heshtje në polici. Gjithashtu i kanë ofruar ndihmën e parë ekipet mjekësore. Ai gjindet në paraburgim në Prishtinë”, ka thënë ai.

Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë djalin e tij, Albert Krasniqin dhe më pas ka informuar policinë për aktin.

Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Related Articles

Back to top button
Close
Close