MaqedoniShowbizTopLajm

Fjolla Jahiu nga Tetova, talent i ri shumë premtues në muzikë (Video)

Fjolla Jahiu, 18 vjeçarja nga Tetova e talentuar në fushën e muzikës. Ajo që e vogël ka filluar të merret me muzikë.  Fjolla këndon dhe luan me kitarë.

Fjolla  ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore. Fillimisht ajo filloi të luante dhe të kendonte me një kitarë, pas kësaj ajo filloi të nxitej nga familja, që të vazhdonte të përkushtohej më shumë në muzikës.

 

Kështu ajo filloi të jetë pjesë e mbrëmjeve kulturore dhe organizimeve të ndryshme nga të rinjtë. Në moshën 10 vjeçare mori pjesë në X-Factor, por kriteri i moshës ishte pengesë për të vazhduar këtë eksperiencë. E njejta gjë i ndodhi edhe në moshën 13 vjeçare në talent showin “The Voice of Albania” ku mosha penalizoi ecurinë e Fjollës.

 

Krahas kësaj, Fjolla nuk iu nda muzikës. Ajo poashtu ka ndjekur edhe kurse me profesionistë të huaj në kuadër të qendrës “Shift” në Tetovë.

Interesimi i organizatorëve për të patur Fjollën nëpër mbrëmjet akustike nuk ka munguar aspak duke filluar nga Shkupi e deri në Strugë.

Fjolla Jahiu gjithashtu ka incizuar 11 covera të publikuara në profilin e saj në Instagram dhe së fundmi ka xhiruar edhe videoklipin e parë të saj me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, projekt i gjimnazit “Kiril Pejqinoviq” me rastin e 28 nëntorit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close