ShowbizTopLajm

Fjolla Jahiu: Ata që insistojnë dhe punojnë do të arrijnë atë që e duan (VIDEO)

17 vjeçarja nga Tetova, Fjolla Jahiu këndon shumë bukur. Për Fjollën muzika është gjysma tjetër e saj. Në intervistë për Portalb ajo dha një mesazh për të rinjtë duke ju thënë që të mos u ndahen gjërave që ua do zemra, sepse ata që kanë guxim, insistojnë dhe punojnë do të arrijnë atë që e duan.

Fjolla Jahiu 

 

Për ata që se dinë kush është Fjolla?
Unë jam Fjolla Jahiu, 17 vjeçe nga Tetova, nxënëse e shkollës së mesme gjimnazit Kirili Pejçenoviq. Merrem me muzikë, këndoj dhe luaj në kitarë.

 

Cilat janë eksperiencat e juaja në sferën e muzikës?
Muzika është vetë eksperienca. Kam pasur shumë mbrëmje në vende publike dhe shumë të tilla në rrethe të ngushta, poashtu kam marrë pjesë edhe nëpër talent shows, manifestime të ndryshme etj. Muzika është gjysma tjetër e imja.

 

 

Fjolla Jahiu

Ju ashtu edhe siç e cekët më lartë, keni kënduar nëpër mbrëmje festive, e tani që ishte koha e pandemisë dhe të gjitha mbrëmjet u anuluan, a ka ndikuar kjo te ju personalisht?
Sigurisht kam kënduar në lokalet si DejaVu, Lartana, Grish, Soho, etj. Por, pandemia jo vetëm mua por ua ndali të gjithëve. Sinqerisht më ka penguar shumë gjendja e pandemisë sepse tani do të isha në një shkallë tjetër të profesionalizmit. Dëshira për muzikën është e madhe.

 

 

 

A keni ndonjë plan për të ardhmen në sferën e muzikës? 
Muzikën e kam hobi por, pa dyshim që në të ardhmen do e profesionalizoj dhe do i dedikohem maksimalisht.

Fjolla Jahiu

Çfarë mesazhi do ju kishit dhënë të rinjve që do e lexojnë këtë intervistë?

Mesazhi im për të rinjtë është që të mos u ndahen gjërave që ua do zemra, suksesi s’do të mungojë asnjëherë. Ata që kanë guxim insistojnë dhe punojnë do të arrijnë atë që e duan.

 

 

 

Ndryshe, Fjolla ka qenë pjesë e talent-show “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania” .

Ndërsa në vazhdim ju mund të dëgjoni një këngë të kënduar shumë bukur nga Fjolla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close