
Kombëtarja e Egjiptit ishte një nga më të komentuarat së fundmi.
Paraqitja e tyre në 1/8-tat e finales ndaj kampionit në fuqi, Argjentinës ishte befasuese teksa ishin 10 minuta larg çerek-finales ku po udhëheqnin 0-2.
Mirëpo “Albiceleste”, arriti të përmbyste rezultatin në 3-2 të cilat u panë si minutat më kontraverse të këtij Botërori, pasi shumë e cilësonin si një dëmtim nga François Letexier ndaj “Faraonëve”, duke mos i akorduar dy penallti.
Teksa sot ata zbarkuan në Kairo, ku u pritën si heronjë në vendin e tyre.
Ecuria e Egjiptit ishte më e mira për ta që nga debutimi në vitin 1934, ku edhe atëherë ishte kualifikuar në 1/8-tat.



