LajmeSport

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t’u larguar në verë

Manchester City do të mbetet pa njërin nga futbollistët më të rëndësishëm të tyre nga sezoni i ardhshëm.

Një nga figurat kyçe të ‘Epokës Guardiola’ te Man City, Bernardo Silva do të largohet në afatin kalimtar veror.

Ka qenë e përditshmja spanjolle ‘AS’ qe ka raportuar se portugezi tanimë ka marrë vendimin përfundimtar i cili është përtu larguar nga klubi.

Reprezentuesi portugez tanimë ka njoftuar Pep Guardiolën dhe klubin për vendimin e marrë, pasi dëshiron një tjetër aventurë.

Bernardo Silva ka kontratë me Cityzens deri në verën e vitit 2026, por në vazhdimin e saj ai vendosi të ketë një klauzolë largimi prej 50 milionë funteve.

Barcelona dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat që po duan transferimin e tij, megjithatë vështirë se ato do t’i ofrojnë pagë prej 300 mijë eurove në javë sa fiton portugezi.

Që kur iu bashkua Cityt në vitin 2017, portugez ka bërë 348 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 65 gola e duke dhënë 61 asistime dhe ka fituar tituj të shumtë vendas dhe evropianë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close