MaqedoniTopLajm

Filipçe tenton t`i bindë infermieret që dhanë dorëheqje nga puna në Klinikën Infektive

Pas informacioneve se tre infermiere nga Klinika Infektive në Shkup kanë dhënë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka realizuar takim me të njëjtat, me qëllim që t`i bindë që të vazhdojnë me punë.

“Mëngjesin e sotëm jam takuar me Zoricën, Silvanën dhe Divnën, infermiere nga Klinika Infektive. Ato 7 muajt e fundit janë në linjën e parë në luftën kundër pandemisë. Shpreha falënderime për përkushtimin dhe punën e palodhshme. Kur punohet në kushte të tilla të rënda me shumë stres dhe lodhje, është e kuptueshme të vijnë deri tek nevoja për ndryshim. Ramë dakord që pas pushimit të merituar, të takohemi përsëri për të biseduar dhe për të gjetur një mënyrë për të vazhduar së bashku betejën me Covid në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.

Ndryshe, informacionin për dorëheqjen e infermieres kryesore si dhe dy infermiereve të tjera në Klinikën Infektive dje e publikoi dr. Nenad Llazarov, nga Asociacioni i specializantëve dhe mjekësve të rinj.

Dorëheqje dhanë infermierja kryesore Zorica Ljubiçiq-Mitiç, si dhe infermieret Silvana Rogiç dhe Divna Bojaqeska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close