MaqedoniTopLajm

Filipçe : pamjet nga vaksinimi nuk janë turp por solidarizim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Pendarovski me anë të një postimi në rrjetin social fejsbuk ko thotë se pamjet e vaksinimit nga Serbia janë një turp për vendin tonë.

Ja reagimi i plotë i Filipçes në fejsbuk:

“Jam i befasuar nga deklarata e Presidentit Pendarovski, fotografitë nga Serbia nuk janë turp, është një reflektim i solidaritetit në kohë krize. Përveç qytetarëve tanë, qytetarë të vendeve fqinjë u vaksinuan, por asnjë president nuk tha që ishte turp për vendin e tij. Qeveria po bën çdo përpjekje për të siguruar vaksina dhe vaksinimi do të fillojë nesër. Presidenti i shtetit si institucion duhet gjithashtu të luajë një rol të rëndësishëm në të gjitha këto procese të prokurimit. Fatkeqësisht, mbështetja konkrete nga Pendarovski mungoi”, shkruan Filipçe në fejsbuk. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close