LajmeSport

Joachim Low flet për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Gjermani

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është vendosur sot në Duisburg për ndeshjen ndaj Gjermanisë që do ta luajë nesër në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022. Pas një humbje nga Rumania dhe një fitore të thellë ndaj Lihteshtajnit, përfaqësuesja e vendit në ndeshjen e tretë të këtij cikli të ri eliminatorë do të përballet me favoritin e grupit.

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joakim Lov ka folur në konferencën për media para ndeshjes me Maqedoninë.

“Gjermania nuk duhet të marrë ndeshjen si ta lehtë. Maqedonia është një kundërshtarë i vështirë dhe ky do të jetë një ndeshje në të cilën duhet të përpiqemi për ti arritur tri pikët. Ndaj Maqedonisë shkojmë me ekipin më të mirë, ndërsa kemi ndryshime vetëm në portë, në të cilën do të aktivizohet Ter Shtegen”ka thënë Lov.

Përfaqësuesja gjermane pas dy xhirove të luajtura mban kreun e grupit në tabelë, pasi ka fituar në dy ndeshjet e luajtura kundër Rumanisë dhe Islandës. Ndeshja Gjermani-Maqedoni e Veriut luhet nesër në Duisburg, duke nisur nga ora 20:45.

Related Articles

Back to top button
Close
Close