LajmeMaqedoniTopLajm

Ferati – Drexler: Dialogu ndërmjet bashkësive dhe fuqizimi i të rinjve, shtylla të rrugëtimit evropian

Ministri Agon Ferati mirëpriti sot ambasadoren gjermane në Maqedoninë e Veriut, znj. Petra Drexler. Gjatë takimit u diskutuan prioritetet e përbashkëta për avancimin e proceseve që nxisin inkluzionin, barazi në mundësi, mirëbesimin dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe përkushtimit politik si faktorë kyç në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Ministri e njoftoi ambasadoren me programin vjetor të ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive dhe aktivitetet e planifikuara që synojnë të japin kontribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e kohezionit shoqëror, promovimin e dialogut dhe forcimin e mirëbesimit ndërmjet bashkësive etnike. Në këtë drejtim, u theksua nevoja për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta institucionale për krijimin e një klime të qëndrueshme bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.
U fol gjithashtu për projektet e ardhshme dhe mundësitë për realizimin e iniciativave të reja me interes të përbashkët. Një vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes aktive të të rinjve në proceset konsultative gjatë hartimit të strategjive dhe gjatë zbatimit të aktiviteteve të ndryshme të ministrisë, me qëllim që zëri dhe perspektiva e tyre të jenë pjesë përbërëse e politikave dhe projekteve të ardhshme që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe afrimin me Bashkimin Evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close