
Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj sot feston ditëlindjen numër 23, ndërsa ka marrë mesazh publik prej klubit të ri, Genoa.
“Gëzuar ditëlindjen Mario”, postimi i ekipit nga Serie A në rrjetet sociale. Anësori i prapavijës, iu bashkua Genoa-s vetëm para disa ditësh, duke i dhënë fund aventurës te Al-Ittihad.
Fillimisht me “formulë” huazimi, ndërsa blerja përfundimtare do të vij në fund të edicionit 2026-2027.
Për shqiptarin, elita e futbollit italian, është “terren i pashkelur”, top-5 më elitaret, jo vetëm në Europë për klube..



