
Luka Modriç e nisi sezonin e tij të dytë me fanellën e Milanit në derbin miqësor ndaj Interit.
Pas vetëm pak seancash stërvitore me skuadrën, pas rikthimit nga Kupa e Botës, trajneri Ruben Amorim i dha kroatit rreth 30 minuta lojë për të rifituar ritmin dhe për t’u përshtatur me idetë e reja taktike.
Mesfushori 40-vjeçar mbajti edhe shiritin e kapitenit, një premierë për të me fanellën kuqezi, dëshmi e besimit dhe rolit të rëndësishëm që gëzon në dhomat e zhveshjes.
Pas ndeshjes, Modriç u shfaq i kënaqur me ecurinë e skuadrës dhe vlerësoi punën që po zhvillon Amorim. “Ishte bukur të luaja disa minuta.
U ndjeva mirë dhe mendoj se ishte një ndeshje e mirë. Shpresoj që edhe tifozët të jenë argëtuar. Në fushë bëmë shumë gjëra pozitive dhe shpresoj që të përmirësohemi edhe më shumë”, tha ai.
Fituesi i Topit të Artë 2018 theksoi se skuadra është ende në fazën e përshtatjes me filozofinë e re të trajnerit portugez. “Deri tani gjërat po ecin mirë. Ka shumë ide të reja dhe duhet të përshtatemi gradualisht me to”, mbylli Modriç.



