LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Selami akuza komunës së Tetovës, nuk pranuat themelimin e “Qendra për diasporë” (DOKUMENT)

Bartësi i listës nga Alternativa Faton Selami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka hedhur akuza në drejtim të komunës së Tetovës, ku sipas Selamit komuna e Tetovës dhe kjo udhëheqësi nuk pranuan që të themeliohen zyra komunale për bashkëpunim me diasporën “Qendra për diasporë” edhe pje një shkresë e tillë ishte dërguar nga ministri pa resor, i angazhuar për diasporë – Dr. Xhemail Çupi, më datë 05.05.2022, shkruan Top24

Selami më tej shtoi se pas

funksionalizimit të Këshillit të Komunës së Tetovës, këshilltarët e Alternativës do kërkojnë themelimin e zyrës komunale për bashkëpunim me diasporën “Qendra për diasporë”.
Mërgimtarët duhen me vepra, jo vetëm me fjalë!
Postimi i plotë i Faton Selamit:
“Para disa ditësh, kryetari i Komunës së Tetovës në fejsbuk u lavdrua se dera e komunës është e hapur 24/7 për mërgimtarët.
Ministri pa resor, i angazhuar për diasporë – Dr. Xhemail Çupi, më datë 05.05.2022, deri te të gjitha komunat në RMV ka dërguar kërkesë për Themelimin e zyrave komunale për bashkëpunim me diasporën “Qendra për diasporë”.
Por, shtrohet pyetja se përse Komuna e Tetovës ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese?
Pas funksionalizimit të Këshillit të Komunës së Tetovës, këshilltarët e Alternativës do kërkojnë themelimin e zyrës komunale për bashkëpunim me diasporën “Qendra për diasporë”.
Mërgimtarët duhen me vepra, jo vetëm me fjalë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close