
Bashkë me Kryetarin, z. Ali Ahmeti, dhe Kryetarin e Degës së Gostivarit, z. Valdet Xhaferi, morrëm pjesë në promovimin e librit me poezi “Mes një ëndrre të bukur, si një përallë”, të poeteshës së re nga Gostivari, Berinika Arsllani.
Pena e Berinikës na trazoi fantazinë për ta jetuar poezinë e shkruar me mjeshtri të rrallë nën shoqërinë e recitimit maestral.
Përgëzime për shpirtin poetik dhe artistik të Berinikës e cila talentin dhe punën i ka sinkronizuar për të pasuruar opusin letrar dhe atë artistik.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02HaMuFuskzRR6Xa2nkdZ9gEdDUA395xnXEHxuAY5bjriyXKoPNXw1C8MSqC4N3njDl&id=100063830705306&mibextid=Nif5oz



