LajmeSport

‘Infantino duhet të largohet’/Presidenti i La Liga, Tebas sulmon FIFA: Vetëm gënjeshtra, po shkatërrojnë futbollin

Presidenti i La Liga, Javier Tebas, ditën e hënë u kthye në Madrid nga Neë Yorku shumë i lumtur. Futbolli spanjoll po fluturon, është një një gjendje të jashtëzakonshme dhe më i bashkuar se kurrë.

Tebas ka qenë me La Rojan në ditët e fundit ashtu sikurse edhe të gjithë përfaqësuesit e klubeve të La Liga të ftuar nga Federata  për të marrë pjesë në futbollin spanjoll. Në shumë evente të organizuar në Los Angeles, Dallas e Neë York ishin të gjithë me Joan Laporta e Emilio Butragueno në krye. Javier Tebas foli në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ ku tregoi sekretin e kësaj Spanje, ndërkohë që bëri edhe kritika të forta për FIFA dhe presidentin e saj Gianni Infantino

INTERVISTA E PLOTË E JAVIER TEBAS

President, cili është suksesi i futbollit spanjoll?

‘Puna komunitare. E klubeve me qendrat e tyre të edukimit që në vitet e fundit janë fuqizuar dhe kuruar në maksimum. Nga Liga, një kompeticion i fortë, i kualifikuar dhe i qëndrueshëm që i dha kësaj kombëtareje 17 nga 26 futbollistët. Dhe padyshim, mënyra speciale e Federatës që di të zgjedhë dhe të rrisë talentin kombëtar në klubet tanë’.

Futbollistët e trajnerin

‘Pikërisht. Luis De La Fuente hyri në Federatë në 2013, është rritur duke rritur vetë djem të jashtëzakonshëm duke nisur nga U19 për të arritur te fitorja e Botërorit me 10 elementë që i ka pasur edhe në ekipet e moshave. Dhe në këtë rrugëtim ai ka qenë edhe një mësues sepse për 3 vjet ka qenë profesor në kursin për trajner. Në futboll është tendenca për t’u fiksuar pas emrave, por diferencën e bëjnë njerëzit. Ne, në të gjitha nivelet kemi njerëz shumë të kualifikuar për të mirën e futbollit kombëtar. Asnjë vend nuk ka qenë kampion bote si në futbollin e djemve ashtu edhe në atë të vajzave’

Fole për formim

‘Po, dhe e lexoj me një tjetër term që e kam përdorur; qëndrueshmëri. Që nga 2013 La Liga mbahet dhe iu imponon klubeve të saj kufi të forta dhe precize financiare dhe kjo shtyn klube të ndryshme të forcuar aspektin e formimit. Zhvillimi i talentit gjeneron cilësi në fushë dhe të ardhura potenciale në aspektin financiar. Të gjithë klubet e dinë shumë mirë që kjo është rruga; Të sjellësh në skuadër djem të akademisë. Sapo fituam Evropianin U19 dhe vijmë nga medalja olimpike e më pas Evropiani. Nuk mund të fitohet kaq shumë dhe në çdo grup moshe rastësisht. Gjithçka nis nga poshtë. Pastaj është e qartë se është e nevojshme që të tentosh të marrësh edhe emra të mëdhenj, por suksesi ndërtohet nga baza’.

Flasim pak për botërorin. Mes gjërave të tjera, kemi pasur 4 kohë si në basketboll, pushimi mes pjesëve në finale kaloi nga 15 minuta në mbi 27 minuta…

‘FIFA i sistemon gjërat siç do vetë, për atë që do vetë, për interesat e saj, jo për futbollin. Dhe kështu nëse kanë nevojë për 27 minuta në pushimin e pjesëve, e realizojnë. Pauzat e hidratimit janë një gënjeshtër. Ne në La Liga e bëjmë, por kur është vërtet nxhetë. Këtu fushat e Dallasit, Los Angeles, Atlantës kishin ajër të kondicionuar, në tribunë u desh të vishja bluzë me mëngë të gjata. Ishte një gënjeshtër, një pauzë për reklama. Pastaj ishte dhe çëshjta Balogun’.

Dhe ja ku dalim

‘Tregon se po qeverisemi nga një institucion që bën dhe vendos çfarë të dojë, kur të dojë sipas interesit të tij pa menduar, nuk po them konsultuar, për pjesën tjetër të botës së futbollit. Dhe në shumë raste vepron duke e dëmtuar futbollin’.

Dhe nuk ka një mënyrë për të ndryshuar gjërat?

‘Është e vështirë sepse në sistem ka shumë bashkëpunëtorë aktivë që bashkëpunojmë me këto lloj vendimesh dhe bashkëpunëtorë pasivë që rrinë në heshtje dhe nuk denoncojnë dhe nuk bëjnë asgjë për të penguar disa gjëra që përsëriten. E kritikojnë sistemin në bare duke marrë një kafe apo në telefon në biseda private, por nuk bëjnë asgjë për t’i dhënë fund të gjithë kësaj. Pezullimi i skualifikimit të lojtarit amerikan është një gjë shumë e rëndë, patën fat sepse Belgjika e eliminoi SHBA, përndryshe mund të krijohej një çështje që mund t’i kushtonte postin Infantinos. Duke qenë se fitoi Belgjika arritën ta mbulojnë këtë gjë. Por këto gjëra janë vetëm maja e ajsbergut’

Në çfarë kuptimi?

‘Vendimi për Superligën i dha shumë pushtet FIFA dhe UEFA, konfirmoi monopolin e tyre. Por këtë monopol duhet ta përdornin duke punuar me protagonistë të ndryshëm të industrisë sonë dhe për të mirën e futbollit, me transparencë të përgjithshme dhe me rregulla, me vendime konsensuale. Jo për të bërë atë çfarë po bën FIFA. Ne kemi denoncuar disa herë temën e kalendarit dhe tani duan të bëjnë një Botëror me 64 skuadra’.

Do të jetë në Spanjë dhe shumë vende të tjera

‘Të rrisësh numrin e kombëtareve nuk ka kuptim. Industria e futbollit nuk është vetëm Botërori, që është eventi më i rëndësishëm. Por jo gjithçka vjen rrotull Kupës së Botës. Janë kompeticionet kombëtare që e mbështesin këtë sport. Po shkatërrojnë industrinë e futbollit, atë që gjeneron dhjetëra mijëra vende pune për një event që zgjat 40 dite ku shkon një pakicë futbollistësh. Janë më të mirët? Sigurisht, por janë edhe kampionatet tona. Duhen më pak kombëtare dhe më shumë mbrojtje për futbollin kombëtar në të gjitha nivelet. Nuk e kuptojnë që vendosin në mënyrë të papërgjegjshme’

Nëse Infantino shkakton kaq dëme futbollit, a duhet të largohet?

‘Për mendimin tim po, mendoj se e mbylli kohën e tij. Por ka mbështetjen e sistemit, të federatave, nuk kam çfarë të shtoj tjetër. Nuk ka një kandidat rival, askush nuk dëshiron të hyjë në garë për të humbur. Ky është sistemi dhe është një sistem i sëmurë që në burim. Ai nuk duhet të qëndrojë por situata e gjërave bën që ai të mos largohet. Këto ditë në Amerikë kam dëgjuar shumë njerëz që janë kundër Infantinos, që nuk janë dakord me atë që bën. Nuk di kush është më keq, heshtja apo bashkëpunimi, sepse kush hesht është krejtësisht i vetëdijshëm për dëmin që po i bën futbollit’.

Related Articles

Back to top button
Close
Close