Video/ Shakaja gjeniale e pilotit spanjoll, në mijëra metra lartësi i jep lajmin ekuipazhit argjentinas se ishin shpallur kampion bote…

Një rreng epik në mijëra metra lartësi! Disa tifozë argjentinas kanë rënë pre e një shakaje të pamëshirshme nga një pilot spanjoll, pikërisht në momentet kur luhej finalja e madhe e Kupës së Botës.
Kaq mjaftoi që kabina e avionit të shpërthente në një festë të çmendur. Pasagjerët brohoritën të gëzuar, ngritën duart lart dhe festuan me fanellat albiceleste sikur të kishin ngritur trofeun. Por, entuziazmi i tyre ishte i bazuar në një iluzion të krijuar mjeshtërisht nga kabina e fluturimit. Në të vërtetë, ishte Spanja ajo që fitoi finalen e Botërorit.
Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit për shkak të ironisë therëse të situatës, ku vetë mbishkrimi i videos zbulon të vërtetën e hidhur për ta: “Kur piloti është spanjoll dhe të bën të besosh se dole kampion bote”. Një “trolling” i nivelit të lartë sportiv që pasagjerët argjentinas vështirë se do t’ia falin shpejt ekuipazhit të fluturimit.



