
Faton Ahmeti i cili është bartës liste i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një postimi ka dhënë zotimin e tij të radhës për qytetarët e Tetovës, e ajo që duhet gëzuar qytetarët ështe se Fatoni po jep zotimin se Tetova do të ketë orkestrën e qytetit, shkruan Top24.
“Jetë të pasur kulturore që përkrah krijimtarinë autentike, me theks të veçantë tek të rinjtë:
- Institucionalizimi i festivalit Vera Kulturës Tetovare
- Ndërtimi i një amfiteatri të hapur pët ngjarje kulturore
- Themelimi i teatrit për fëmij
- Themelimi i orkestrës profesioniste të qytetit” shkruan Faton Ahmeti përcjellë Top24.



