LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti: Turpi ka emër, Koalicioni VREDI

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar pas vendimit të gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e ligjit për përfaqësim gjatë punësimit i njohur si Ballansuesi. Ahmeti në postimin e tij shkruan se po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi, shkruan Top24

Turpi ka emër!
Me shfuqizimin e “Balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi.
Koalicioni VREDI e vazhdoi gjumin edhe ditën e sotme, duke mos guxuar as të bëjnë një reagim të vetëm, ashtu siç nuk kanë guxuar tashmë 100 ditë qeverisje.
Shqiptarët nuk nënshtrohen, reagimi do të jetë shumë më i fortë se sa e keni menduar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close