LajmeSport

E kryer/ U përfol për një kalim te Barcelona, merret vendimi final për të ardhmen e Julian Alvarez

Julian Alvarez do të vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madridit. Sulmuesi argjentinas ka vendosur të qëndrojë në Madrid dhe nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj merkatoje verore.

Sipas raportimeve nga gazetari Matteo Moretto, Alvarez ka pranuar situatën dhe do të vijojë aventurën me skuadrën e Diego Simeones. Pavarësisht interesimit të klubeve të tjera, transferimi nuk u realizua para mbylljes së afatit kalimtar.

Arsenali ishte një nga klubet që tentoi të ndërhynte deri në orët e fundit për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por Alvarez kishte si preferencë një kalim te Barcelona.

Klubi katalanas ka shfaqur interes për argjentinasin dhe pritet të provojë sërish afrimin e tij në një merkato të ardhshme. Megjithatë, Atletico Madrid ka mbajtur qëndrim të fortë ndaj largimit të lojtarit, veçanërisht drejt Barcelonës.

Alvarez, i cili iu bashkua Atletico Madridit pas largimit nga Manchester City, mbetet një nga lojtarët kryesorë të skuadrës spanjolle dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të trajnerit Diego Simeone.

Related Articles

Back to top button
Close
Close