
Avokatët e tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë pas përfundimit të seancës kanë thënë se nuk e pranojnë aktakuzën dhe do t’i kundërshtojnë provat e prokurorisë.
“Maksimoviq Dushan sot është deklaruar se nuk është fajtor për veprat që i ngarkohen me këtë aktakuzë, ai pretendon se nuk ka asnjë përfshirje të tij në këto vepra penale, kështu që në përputhje me këtë ne do të paraqesim kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave dhe shpresojmë se gjykata në shqyrtimin e provave do të jetë e të njëjtit mendim si ne”.
Ljubomir Pantoviq, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojeviq tha se nuk dëshiron t’i tregojë arsyet se pse të akuzuarit Spasojeviq dhe Toliq zgjodhën të mosdeklarohen rreth fajësisë.
Ndërsa, avokati i Vladimir Toliqit, Milosh Deleviq tha se nuk mund ta pranojnë këtë aktakuzë.
“Vladimir Toliq nuk ka dashur të deklaronte fajësinë në këtë fazë të procedurës, ne nuk mund ta pranojmë këtë aktakuzë, përmbajtjen e saj, veçanërisht kualifikimet e veprës”.
“Natyrisht, nuk e kontestojmë se ai ka qenë pjesëtar i grupit të armatosur që ka ndodhur në Banjskë atë ditë, mirëpo, siç e thashë, tani për tani nuk mund ta pranojmë këtë përmbajtje të aktakuzës, do të shfrytëzojmë të drejtën e kundërshtimit në aktakuzë, do ta shohim mendimin e kryetarit të kolegjit, nëse është e nevojshme, dhe të Gjykatës së Apelit, por edhe Supremes”.



