LajmeTeknologji

Facebook, Instagram dhe Whatsapp vendosin logon e re të kompanisë ‘Meta’

Facebook e ka ndryshuar emërtimin e kompanisë në ‘Meta’.

Ndryshimi nuk do të aplikohet në platformat individuale sikurse Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm në kompaninë amë që i ka në pronësi, shkruan portali arbresh.info

E para pak çastesh rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe Whatsapp kanë pësuar një ndryshim të vogël, ku po poshtë aplikacionit shihet logoja e re “Meta”.

   

Kujtojmë se, ndryshimi i emrit vjen pas një morie rrëfimesh negative për Facebook-un, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore.

Frances Haugen, e cila ka punuar më parë për kompaninë, e ka fajësuar atë se ka prioritet përfitimin përpara sigurisë. /arbresh.info/

Related Articles

Back to top button
Close
Close