LajmeRajon

Escobar thotë se nuk kanë plane për tërheqjen ushtarake nga Kosova

Escobar: Momentalisht nuk kemi plane për tërheqjen ushtarake nga Kosova.

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, ka folur për raportimet rreth mundësisë së tërheqjes së trupave ushtarake të SHBA-së nga Kosova

Escobar ka thënë se momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e forcave të ushtrisë amerikanë që qëndrojnë në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe momentalisht nuk ka plane për tërheqjen e trupave nga Forca e Kosovës (KFOR)”, ka deklaruar Escobar.

“Përfundimisht, ne e shohim marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin eventual në BE si mjetet më efikase afatgjata për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin rajonal”, ka deklaruar Escobar.

Ndërsa sa i përket marrëveshjes finale, i dërguari i posaçëm i Presidentit Biden ka përsëritur qëndrimin e SHBA-ve se marrëveshja me Serbinë duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë.

“Qëllimi i ShBA-së është një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i normalizon marrëdhëniet Serbi-Kosovë, e përqendruar në njohjen reciproke”, tha Escobar për Reporterin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close