
Sot, me datën 28 janar (e premte), duke filluar nga ora 12:00, Partia Socialdemokrate do të mbajë konferencë për media lidhur me protestën e 29 janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një njoftimit në Facebook.
Konferenca do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të flasë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ndryshe Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se të shtunën do të protestohet kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE), për shtrenjtim të energjisë elektrike