
Punët janë dëshmia më e mirë e përgjegjësisë sonë. Sepse ia vlen t’i shërbesh njerzimit.
Pas shumë vitesh pritjeje, me përkushtimin e palodhur dhe angazhimin e vazhdueshëm të drejtorit Dr. Spec. Erzen Elezi, Spitali Klinik i Tetovës ka vendosur në funksion dy pajisje diagnostike të një rëndësie të veçantë: mamografin dhe tomografin kompjuterike (CT).
Për një kohë të gjatë këto pajisje nuk ishin funksionale, ndërsa sot ato janë në shërbim të pacientëve, duke mundësuar diagnostikim më të shpejtë, më cilësor dhe më efikas.
Aktivizimi i tyre lehtëson ndjeshëm procedurat për pacientët, shkurton kohën e pritjes dhe rrit cilësinë e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar që ekzaminimet të kryhen në spitalin tonë me standarde më të larta.
Ky është një tjetër hap konkret drejt modernizimit të shërbimeve shëndetësore dhe një dëshmi se me përkushtim, përgjegjësi dhe punë, ndryshimet e shumëpritura bëhen realitet.



