BotaLajme

Erdogan: Në Forumin për diplomaci në Antalia do të diskutohet për gjenocidin në Gazë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot paralajmëroi se në Forumin e ardhshëm për diplomaci në Antalia, do të diskutojë me shefat e shteteve që marrin pjesë në ngjarjen për gjenocidin në Gazë dhe do të kërkojë përgjigje për pyetjen se çfarë mund të bëhet për të parandaluar shtypjen ndaj palestinezëve.

“Përderisa Izraeli shkel dinjitetin njerëzor në Gazë, ne nuk do t’u kthejmë shpinën vëllezërve tanë atje”, tha Erdogan në takim të vazhduar të kryetarëve të provincave të partisë së tij në sallën e konferencave të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Ai tha se opinioni ka qenë dëshmitar i grabitjeve, me ç’rast madje edhe është shtënë ndaj autojmeteve të ambulancave që transportonin të plagosurit (në Gazë), ekzekutimit të punonjësve shëndetësorë dhe kryerjen e krimeve flagrante të luftës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close