LajmeMaqedoniTopLajm

Epidemiologu Danaillovski kërkon të aplikohen masa të forta resktriktive dhe kufizime

Epidemiologu dhe profesori universitar, Dragan Danilovski kërkoi që në Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të aplikohen masa të forta resktriktive dhe kufizime, pas shifrave rekorde të infektimeve me koronavirus Kovid-19.

Ai këtë kërkesë e ka arsyetuar dhe e ka bërë të qartë në një intervistë për TV Sitel.

“Janë të nevojshme masa urgjente për të parandaluar katastrofën. Ëhtë e nevojshme vendosja e një barriere, e cila do ta parandalonte këtë stuhi”, theksoi dr. Danilovski.

Ai kërkon masa më kufizuese dhe pa sentimentalitet. Sipas tij, duhet të zbatohet ora policore, edhe ate jo nga ora 23, por nga ora 21 deri në mëngjes, duke kufizuar lëvizjen e lirë në disa lëmi dhe vende ku numri i infektimeve është më i madh.

Sipas tij, është i domosdoshëm shkurtimi i orarit të punës të kompanive dhe rregullimi i transportit publik.

“Transporti publik është burimi i të gjitha problemeve”, theksoi Danilovski

Related Articles

Back to top button
Close
Close