
Pas letrës së respektit drejtuar të gjithë kandidatëve shqiptar që garuan për kryetar të komunës së Bërvenicës, sot përmes rrjetit social kandidati i pavarur për këtë komunë ka ftuar edhe njëherë që nesër (E hënë) të bashkohen të gjithë kandidatët e të gjitha partive politike në tryezën tematike ku do të diskutohet për qeverisjen e ardhëshme katërvjeçare me komunën e Bërvencës, programin për qeverisjen e ardhëshme dhe unifikimin e votës shqiptare në këtë komunë.
Më tej ftesa:
I nderuar z. Arkin Jahiji (BDI)
I nderuar z. Argjent Gura (ASH-AAA)
I nderuar z. Miqail Rasimi (PDSH)
Duke parë disponimin Tuaj pozitiv për të ndihmuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve, dhe duke iu dërguar paraprakisht letrën e respektit, ju ftoj që nesër E Hënë (25.10.2021) nga ora 19:00 të zhvillojmë takimin tematik në shtabin tonë elektoral për: