LajmeMaqedoni

Ministri i Kulturës takohet me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, diskutohet bashkëpunimi ndërinstitucional

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka zhvilluar takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Granit Osmani, ku në fokus të diskutimit kanë qenë thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimi i aktiviteteve në fushën e gjuhëve dhe kulturës.

Përmes një njoftimi, ministri Sulejmani bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për rëndësinë e promovimit të diversitetit gjuhësor dhe kulturor, si dhe për vlerat që kontribuojnë në forcimin e bashkëjetesës shoqërore.

“Gjatë takimit diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimin e aktiviteteve që kontribuojnë në promovimin e diversitetit gjuhësor, kulturor dhe vlerave që na bashkojnë si shoqëri”, deklaroi Sulejmani.

Ai theksoi se Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve me institucionet përkatëse, me qëllim avancimin e politikave kulturore dhe respektimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve.

“Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar për të ndërtuar partneritete të forta me institucionet përkatëse, me qëllim avancimin e politikave kulturore dhe respektimin e të drejtave gjuhësore, në interes të të gjithë qytetarëve”, u shpreh ministri Sulejmani.

Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e koordinimit mes institucioneve dhe zhvillimin e politikave që promovojnë shumëgjuhësinë dhe diversitetin kulturor në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close