LajmeMaqedoniTopLajm

Enver Pajaziti fton banorët të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe falenderon qytetarët për përkrahjen

Kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës sot shfrytzoi  të drejtën e votës dhe përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në fb ju bëri thirrje banorëve të dalin masovikisht në votim dhe falenderoi qytetarët për përkrahjen e madhe që po ja japin. Përcjell Top24.

Shkrimi i plotë:

Sot është dita Juaj të nderuar banorë të Bërvenicës,
Sot Ju merni vendimin për 4 vitet e ardhëshme,
Apeloj që të gjithë të shfrytëzoni votën Tuaj, të dilni masovikisht në votim vëllezër, motra, prindër, nëna, familjarë.

Apeloj që të kalojmë ditën e sotme si të jetë një ditë feste e demokracisë, dhe përgjegjësia për 4 vitet e ardhëshme buron nga vota e sotme.

Falenderoj të gjithë banorët, partitë politike, mërgimtarët që kanë ardhur, me respekt të madh dhe ju siguroj që 4 vitet e ardhëshme do të vazhdoj të jem pranë Jush me hallet Tuaja sepse unë jam njëri nga Ju.

Votoni ”

TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close