LajmeRajon

Enver Hoxhaj: Rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë sime

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i qeverisë së tij.

Tutje, Hoxhaj u shpreh se mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin e PDK-së do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë, përcjell Gazeta Blic, transmeton TOP24

Gjatë qeverisjes sime, çdo kontest biznesor do të zgjidhet shpejt dhe pa burokraci, sepse ne do ta themelojmë edhe Gjykatën Komerciale”, tha Hoxhaj ndër tjera.

Më poshtë postimi i plotë:

Rimëkëmbja e sektorit të prodhimit është prioritet i Qeverisë sime. Bizneset inovative si Trepharm do të mbështeten me grante investive dhe pako të ndryshme stimuluese. Mbi 500 milionë euro të planifikuara në programin tonë do të shkojnë si mbështetje direkte për bizneset dhe prodhuesit vendorë. Do të bëhet edhe ulja e Tatimit në të Ardhura të Korporatave nga 10 %, në 8%, 7%, 5% dhe 0%, varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve. Por, po ashtu, do ta rrisim edhe kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive deri në 100%. Gjatë qeverisjes sime, çdo kontest biznesor do të zgjidhet shpejt dhe pa burokraci, sepse ne do ta themelojmë edhe Gjykatën Komerciale.
Votoni #PDK134 për #Rimëkëmbjen e shtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close