LajmeShowbiz

Tensioni në studio: Pse MC Kresha u largua nga emisioni

Mbrëmë, një ngjarje e papritur ndodhi gjatë transmetimit të emisionit “Ekipi A” në ATV, kur reperi i njohur MC Kresha vendosi të largohej nga studio. Kjo situatë e pazakontë erdhi pas një diskutimi mes tij dhe Xuxit, i cili po ndërhynte në intervistën që po zhvillohej në atë moment.

Për të kuptuar më mirë arsyet që çuan në këtë veprim, redaksia jonë kontaktoi moderatoren e emisionit, Doruntina Alshiqi. Ajo ndau me ne perspektivën e saj mbi ngjarjen dhe shpjegoi se si u zhvillua situata në studio.

Në një prononcim për Prive, Alshiqi e përshkroi momentin e tensionit: “Në një moment, vura re se MC Kresha dhe Xuxi ishin në një diskutim paralel, i cili po ndërhynte në intervistën që po zhvillohej. Për këtë arsye, si moderatore, iu drejtova me pyetje se çfarë po diskutohej, për të sqaruar situatën edhe për publikun. MC Kresha zgjodhi të mos i përgjigjej pyetjes, duke thënë: ‘S’ka çka të intereson ty, s’po du me fol.’ Pas kësaj, ai vendosi të largohej nga studio.”

Moderatorja theksoi se ky moment nuk ishte një debat i drejtpërdrejtë me të, por thjesht një bisedë mes dy të ftuarve, Kreshës dhe Xuxit. Ajo theksoi rëndësinë e menaxhimit të situatave të tilla në studio.

“Si moderatore, detyra ime është të ruaj rrjedhën normale të emisionit dhe të siguroj që komunikimi të jetë i qartë për publikun. Respektoj të drejtën e çdo të ftuari për të reaguar si dëshiron, por unë kam për detyrë të bëj pyetje dhe të sqaroj situatat që ndodhin. Këtë kam bërë edhe mbrëmë, duke ushtruar me profesionalizëm detyrën time,” tha ajo.

Ngjarja la të habitur Xuxin, ndërsa MC Kresha nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale pas incidentit. Kjo situatë ka ngjallur interes dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të emisionit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close