LajmeMaqedoniTopLajm

EMV nuk paraqet ofertë për tenderin e katërt të EVN Home

EVN nuk ka paraqitur ofertë për furnizimin e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël me energji elektrike në tenderin e katërt të EVN Home.  Alsat mëson se në këtë tender të katërt, asnjë kompani nuk ka paraqitur ofertë, që nënkupton se a do të shpallet tender të ri.

Sipas informacioneve tona, arsyeja se pse EMV-ja shtetërore nuk ka paraqitur ofertë është se deri tani nuk kanë siguruar 100 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për të gjithë 12 muajt e vitit 2022, por tani për tani sigurisht që kanë energji elektrike për të plotësuar nevojat e qytetarëve vetëm për 10 muaj të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, EMV nuk ka paraqitur ofertë në tre tenderët e mëparshëm radhazi, nën arsyetimin se nuk është bërë kalkulimi për çmimin e propozuar me të cilin do t’i shitet rryma Furnizuesit Universal. Alsat tashmë ka bërë të ditur, ndërsa informacioni është konfirmuar edhe nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, se nga 1 janari rryma do të rritet me nëntë për qind

Related Articles

Back to top button
Close
Close